E shtunë, 25 Korrik 2015
Një vajzë 9-vjeçare ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike mesditën e të shtunës në fshatin Vreshtas të komunës Shushicë të Elbasanit.
Migena Cankoi aksidentalisht ka shkelur përcjellësin e zhveshur të pompës elektrike të pusit në oborrin e shtëpisë.
Me të dëgjuar ulërimat e motrës më të vogël, familjarët kanë dalë në oborr duke e gjetur vajzën të vdekur në vend.
Fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime vajza më e vogël e familjes Cankoi e cila u përpoq ta ndihmonte të motrën.
Etiketa: energjia elektrike