Rusia përgatitet për të sulmuar, Amerika jep përgjigje


E premte, 20 Maj 2016

Pentagoni refuzoi propozimin e bërë nga Moska, për të ndërmarrë sulme të përbashkëta në Siri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë theksuar se nuk do të bashkëpunojnë ushtarakisht me Rusinë në Siri.

“Ne nuk do të bashkojmë dhe ne nuk do të koordinohemi me rusët mbi operacionet ushtarake në Siri”, njoftoi një zëdhënës i Pentagonit, kapiteni Jeff Davis.

“Qëllimi i operacioneve ushtarake ruse dhe amerikane nuk është i njëjti”, theksoi ai.

Moska i kërkoi Uashingtonit dhe koalicionit të gjerë ndërkombëtar të bashkoheshin në sulme të përbashkëta kundër terroristëve në Siri.

Etiketa: , ,
Të fundit