Rusia sulmon Kievin me 539 dronë dhe 11 raketa


E premte, 4 Korrik 2025

Forcat e Armatosura të Ukrainës njoftuan se Rusia ruse ka sulmuar kryeqytetin Kiev me 539 mjete ajrore pa pilot (dronë) dhe 11 raketa, raporton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim në Telegram të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës thuhet se forcat rusët kryen sulm intensiv ajror ndaj Ukrainës.

“Ushtria ruse sulmoi me 11 raketa balistike dhe lundruese të llojeve të ndryshme dhe 539 dronë. Drejtimi kryesor i sulmit ishte kryeqyteti i Ukrainës, Kievi”, theksohet në deklaratë.

Më tej thuhet se 2 raketa u shkatërruan si rezultat i punës së forcave ajrore ndërsa 476 dronë u shkatërruan ose u devijuan dhe u bënë joefektive.

– 23 persona të plagosur në Kiev

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko njoftoi në llogarinë e tij në Telegram se 23 persona u plagosën në sulmin e kryer nga ushtria ruse ndaj kryeqytetit.

Ai tha se 14 nga të plagosurit u dërguan në spital dhe se 5 ambulanca u dëmtuan.

– Thirrja “Merrni masa për të arritur paqen”

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha në një postim në X reagoi ndaj sulmit ajror në Kiev. Ai tha se ndaj Kievit u krye sulm intensiv. “Ishte një natë krejtësisht e tmerrshme dhe pa gjumë në Kiev. Një nga më të këqijat ndonjëherë”, tha ai.

Duke rikujtuar se presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump patën një bisedë telefonike dje, Sybiha tha: “Putin po e bën këtë me qëllim menjëherë pasi foli me presidentin Trump. Mjaft më me pritje. Putin po tregon qartë se është plotësisht i pandjeshëm ndaj SHBA-së dhe të gjithë atyre që bëjnë thirrje për t’i dhënë fund luftës”.

Sybiha bën thirrje për shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe vazhdimin e mbështetjes me armë për Ukrainën. “Marrja e vendimeve të gabuara mund ta inkurajojë agresorin të përshkallëzojë terrorin. Çdo regjim kriminal në botë tani po i ndjek nga afër veprimet e Putinit. Ndaloni së prituri për paqe. Veproni për të arritur paqen. Paqe përmes forcës”, tha ministri Sybiha.

Të fundit