Sa mijëra euro do t’i marrin Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova?


E diel, 24 Prill 2016

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një komunikate ka bërë të ditur se nesër do të ndajë shpërblimet për dy xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendi e Nora Gjakovën, ndërsa shpërblim do të ketë edhe për trajnerin e tyre, Driton Kuka.

Majlinda Kelmendi edhe njëherë tregoi se është xhudistja më e mirë në Evropë, duke rrëmbyer medaljen e artë në garën e mbajtur në Rusi, kurse Nora Gjakova mori medaljen e bronztë, transmeton Koha.net.

“Nesër në ora 14:00, në kabinetin e ministrit Kujtim Shala zhvillohet ceremonia e ndarjes së shpërblimeve shtetërore për xhudistet Majlinda Kelmendi, fituese e medaljes së artë në Kampionatin Evropian të xhudos që u mbajt në Rusi, dhe Nora Gjakovën, fituese e medaljes së bronztë në këtë kampionat. Si dhe për trajnerin e xhudisteve, Driton Kuka”, thuhet në komunikatën e MKRS-së.
Shpërblimet shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore ndahen në bazë të Rregullores Nr. 15/2013 për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare.

Sipas kësaj MKRS-ja fituesen e medaljes së artë do ta shpërblejë me shumën prej 20 mijë eurove, ndërsa fituesja e medaljes së bronztë shpërblehet me 8 mijë euro. Ndërkaq, trajneri shpërblehet me gjysmën e shumës së fituesve, 10 mijë, përkatësisht 4 mijë euro.

Etiketa: , ,