Sadiku largohet nga Levante


E premte, 26 Korrik 2019

Armando Sadiku nuk e ka të ardhmen te Levante. Kjo është e dhëna më e fundit nga mediat spanjolle pranë këtij ekipi, teksa në ndeshjet miqësore që janë zhvilluar deri tani, sulmuesi është i vetmi nga lojtarët e vijës së parë që nuk ka marrë asnjë minutë.

Trajneri Pako Lopez ka bërë eksperimente dhe prova të ndryshme në sulm apo edhe në reparte të tjera, por bie në sy që Sadiku dhe një tjetër mbrojtës, janë të vetmit që nuk kanë zbritur në fushë për këtë fazë përgatitore.

Sipas mediave pranë Levantes, ky është një mesazh i qartë nga klubi dhe trajneri për futbollistin, i cili është nën kontratë, shkruan albeu.com

Megjithatë, problem mbetet investimi i Levantes dhe paga rreth 700 mijë euro që nevojitet për bomberin e Kombëtares shqiptare.

Sadiku pësoi një dëmtim të rëndë që nuk i la mundësinë të tregonte aftësitë e tij në momentin e mbërritjes në Spanjë te Levante.

Etiketa: , ,
Të fundit