Salihi kërkon ndjesë për autogolin


E mërkurë, 19 Nëntor 2014

Hamdi Salihi kërkon ndjesë për autogolin e shënuar në miqësoren ndaj Italisë.

Përmes një statusi në “Facebook”, sulmuesi shkodran shkruan se ndihet keq për golin e shënuar nga të kaltrit, ndërsa vijon duke uruar, që një gjë e tillë të mos përsëritet më në të ardhmen.

“Ju kërkoj ndjesë për gabimin e bërë në golin e shënuar nga kombëtarja italiane në ndeshjen miqësore Itali-Shqipëri 1-0.”, shkruan ai. “Sinqerisht, vijon Salihi, ju kërkoj ndjesë, duke shpresuar që të mos përsëritet në ndeshjet e tjera”, mbyllet postimi i Salihit.

Salihi hyri si zëvendësues në minutën e 83-të të takimit, por u kthye në protagonist negativ, duke shënuar autogol e duke u dhuruar fitore kundërshtarëve.

Të fundit