Sallahu: Arifi nuk është dashur të certifikohet si deputet, vota e tij duhet të shpallet e pavlefshme


E mërkurë, 2 Dhjetor 2020

PRISHTINË – Përfaqësuesi ligjor i Grupit Parlamentar të LVV-së, Blerim Sallahu në seancën dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin e votimit të Qeverisë Hoti, ka paraqitur argumentet se përse zgjedhja e kësaj qeverie është antikushtetuese.

Sallahu ka thënë se Qeveria Hoti nuk ka arritur t’i marrë 61 votat e duhura, pasi që deputeti Etem Arfiki ka qenë i dënuar. Ai ka shtuar se deputeti Etem Arifi nuk është dashur të certifikohet si kandidat për deputet në zgjedhjet e tetorit të vitit 2019, pasi që i njëjti ka qenë i dënuar.

Sallahu shtoi se vota e Etem Arifit duhet të shpallet e pavlefshme.

Etiketa: , , , ,
Të fundit