E mërkurë, 11 Janar 2017
Nuk kishte ndodhur kjo që nga dimri i tmerrshëm i vitit 1985. Saranda si veçori klimaterike ka diellin, të ngrohtin, motin e butë, nga të cilat karakterizohet edhe në dimër.
Ndaj, bora e rënë në këtë qytet bregdetar, i cili identifikohet pra me detin dhe diellin, ishte një ngjarje që jua mori mendjen banorëve të atyshëm, duke u regjistruar si ndër ngjarjet më të rralla në historinë saj me burim qiellin.





