E martë, 12 Maj 2026

Vetëm nga Starlink është rritur sasia e substancave që ndikojnë në hapësirë
Satelitet në hapësirë rrezikojnë të modifikojnë atmosferën tonë. Një shqetësim ky i ngritur prej kohësh, lidhur mbi numrin e pakontrolluar të satelitëve që lëshohen, kryesisht ata Starlink për interent pa kufi nën pronësi te Elon Musk.
Sipas ekspertëve të Spaceweather, vetëm në 4 muajt e parë të 2026, kanë lëshuar në atmosferë 5 ton oksid alumini, substancë mbi të cilën ende dihet pak çfarë pasojash apo rreziqesh paraqet.
Nga njëra anë shqetesim është mbipopullimi në orbitën e Tokës, e nga ana tjetër po provokojnë sasi të larta të metaleve në atmosferën e sipërme sepse çdo prej tyre kthehet në pluhur kur hyn në një kuotë të ulët prej 75-110 km.
Për çështjen e mbipopullimit zgjidhja primare e paramenduar nga kompania ishte pikërisht të kishin një jetë të shkurtër, maksimum 3 vjet, dhe dimensione të vogla e pjesë të ndërrueshme.
Por ajo çka lënë pas në disintregimin e tyre përbën tjetër problem, pasi kur funksionimi i tyre fiket, kthehen në pluhur duke çliruar 30 kg oksid alumini secili.
Brenda pak kohë, mendohet se numri i satelitëve Starlink por edhe konkurencës do të rritet, çka do të sjellë rritje eksponenciale të tonelatave të oksidit të aluminit në atmoferë e mesosferë, rreth 360 ton në vit.
Kjo mund të sjellë efekte anësore ende të panjohura për kiminë e shtresës së ozonit dhe gjithë ajrin tonë.
Burimi: mesazhi
