E hënë, 21 Janar 2019
PRISHTINË – Oferta e mbrëmshme e kryeministrit Ramush Haradinaj për arsimtarët që janë në grevë tash e një javë si duket ka krijuar situatë të paqartë ndër mësimdhënës.
Përderisa SBAShK e refuzoi këtë ofertë duke e quajtur të pamjaftueshme, disa kryetarë të komunave kanë bërë të ditur se pas deklarimit të Haradinajt, nëpër shkollat e atyre komunave, mësimi do të rifillojë sot.
E para që e bëri këtë ishte komuna e Deçanit, e drejtuar nga AAK.
Për ta qartësuar situatën me këtë ofertë të Haradinajt, drejtues të SBASHK sot do të qëndrojnë në disa shkolla ku po mbahet grevë:
Në orën 09:10, Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me disa nga anëtarët e Këshillit Qendror Grevist do të qëndrojnë në Mitrovicë për të bashkëbiseduar me grevistët në Çerdhen Gëzimi i Ynë.
Në orën 09:10, Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala me anëtarë të tjerë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojë komunën e Obiliqit për të bashkëbiseduar me grevistët në Çerdhen “Rrita Jonë”.
Në orën 09:50, Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me disa nga anëtarët e Këshillit Qendror Grevist do të qëndrojnë në Mitrovicë për të bashkëbiseduar me grevistët Shkollen Filloren të Mesme dhe të Ulët ‘Migjeni’.
Në orën 11:00, Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala me anëtarë të tjerë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojë komunën e Fushë Kosovës për të bashkëbiseduar me grevistët në SHFMU “Selman Riza”.
Në orën 11:10, Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me disa nga anëtarët e Këshillit Qendror Grevist do të vizitojnë komunën e Vushtrrisë për t’u takuar me grevistët në Shkollen Fillore të Mesme dhe të Ulët.
Në orën 11:40, Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me disa nga anëtarët e Këshillit Qendror Grevist do të vizitojnë komunën e Vushtrrisë për t’u takuar me grevistët në Çerdhen “Foleja”.
Derisa me të paralajmëruar ndalimi i grevës nga disa kryetarë komunash, SBAShK-u reagoi duke thënë se greva nuk do të ketë luhatje, njofton Insajderi.
Etiketa: Aktuale, Greva, Mësimdhënësit, Rrahman Jasharaj, SBASHK