E martë, 25 Dhjetor 2018
PRISHTINË – Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i është drejtuar kryeministres serbe, Ana Brnabiq, duke thënë se përderisa Serbia vazhdon të veprojë kundër Kosovës, taksa prej 100% ndaj produkteve serbe nuk do të largohet.
Hardinaj ka theksuar se Brnabiq pa “marre” i kishe bërë thirrje Shqipërisë ta rishqyrtojë njohjen për Kosovën nëpërmjet një letre dërguar Serbisë, në një përpjekje për të shkaktuar përçarje mes Kosovës e Serbisë.
“Sa i përket taksës është e drejtë e jona dhe e mbrojmë sigurinë tonë. Kryeministrja e Serbisë, Brnabiq vazhdon me letra për qeveri të ndryshme dhe nuk i ka ardhë marrë të ja dërgojë një letër edhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për ta kërkuar tërheqjen e njohjes”.
Pra përderisa Serbia ka kësolloj qasje atëherë kuptohet shumë mirë se për çfarë kemi vepruar ne”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.
Etiketa: Aktuale, Ana Brnabić, Kosova, Ramush Haradinaj, Serbia, Taksa 100%