Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Së shpejti vjen filmi “Reis” që rrëfen jetën e presidentit Erdogan

Prizren Post | 14:22 - 20.08.2016

Është publikuar fragmani i filmit të shumëpritur që rrëfen jetën e presidentit të Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdogan, fimli do fillojë të shfaqet nëpër kinema nga data 14 tetor 2016.

Filmi që tregon për jetën e presidentit Erdogan është direktuar nga Hüdaverdi Yavuz dhe nga regjisori Ali Avcı, transmeton Prizren Post.

Ky film trajton periudhën e fëmijërisë së presidentit Erdogan deri në arritjen e tij në krye të Komunës së Stambollit.

Në filmin Reis rolin e Erdoganit e luan aktori Reha Beyoğlu ndërsa rolin e gruas së tij Emine Erdogan e luan aktorja Özlem Balcı.

Në kuadër të këtij filmi marrin pjesë edhe aktorët: Ufuk Bayraktar, Abidin Yerebakan, Orhan Aydın, Ali Yaylı, Alper Türedi, Aydan Çakır, İsmail Hakkı, Volkan Başaran, Yener Gürsoy dhe Ercan Demirel. Filmi do fillojë të shqafet nëpër kinema nga data 14 tetor 2016./Prizren Post/


Bëni një koment