Seanca mbyllet me tensione, miratohen vetëm dekretet e Nishanit


E enjte, 25 Shkurt 2016

Tiranë – Në sallën e Kuvendit ka pasur tensione me opozitën, e cila ka kërkuar miratimin sa më të shpejtë të akteve nënligjore për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.


Opozita ka qëndruar gjatë gjithë kohës në këmbë, pranë foltores, duke kërkuar kalimin në seancë të propozimit të tyre për dekriminalizimin.

Kështu, seanca e kësaj të enjte në Kuvend është mbyllur vetëm me votimet e dekreteve të presidentit për ndryshimet në qeveri.

Pas një pushimi 5 minutësh, nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leska, ka kaluar për votim dekretet e presidentit, ku Shkëlqim Cani u shkarkua nga detyra me 74 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim. Ndërsa dy ministrat e rinj morën secili nga 77 vota pro.
(12:59) PD bllokon Kuvendin: Ose votoni dekriminalizimin, ose s’ka më seancë

Partia Demokratike është shprehur e vendosur për të bllokuar seancat parlamentare duke filluar nga sot, nëse Kuvendi nuk voton ligjin e dekriminalizimit./shekulli/

Etiketa: ,
Të fundit