E diel, 31 Maj 2026

Policia ka ndaluar një veturë në Orllan të Podujevës, në të cilën gjendeshin disa persona dhe njëri prej tyre ka pranuar se ka një pushkë gjysmëautomatike me 8 fishekë.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Njësia policore ka ndaluar një veturë dhe gjatë legjitimimit të personave që gjendeshin në veturë njëri prej tyre i dyshuari m/k ka pranuar se posedon një pushkë gjysmë automatike me 8 fishekë. Arma është sekuestruar i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Klankosova.tv
Burimi: klankosova
