E shtunë, 16 Janar 2016
PRISHTINË – Kërkesa e ambasadore franceze, Maryse Daviet, që të vihet në përdorim flamuri shtetëror i Kosovës dhe jo flamuri kombëtar, ka nxitur reagim të ashpër nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Deputeti Selimi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, i është drejtuar ambasadores franceze duke i thënë që të shkojë në Francë nëse nuk i pëlqen flamuri kombëtar, transmeton kp.
Ky është postimi i plotë i Selimit:
“Zonja ambasadore e Francës duket që e ka problem valëvitjen e flamurit të shqiptarëve në Kosovë. Nuk është hera e parë që kjo zonjë shprehet kundër valëvitjes së flamurit tonë shqiptar këtu në Kosovë. Madje ajo sot u deklarua se “e donë flamurin kuq e zi por vetëm në Shqipëri”. Zonja Ambasadore, nëse ju pengon flamuri ynë, edhe ne ty te duam, por vetëm në Francë! Nëse nuk të pëlqen flamuri i shqiptareve, atëherë pse ke ardhur këtu në vendin e shqiponjave?”.
Etiketa: Flamuri Kombëtar, Kosovë, Rexhep Selimi, Vetëvendosje