Selimi: Ne luftën nuk do ta zgjidhnim kurrë, por ishte domosdoshmëri


E martë, 4 Prill 2023

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi është deklaruar para trupit gjykues,duke treguar për krimet serbe që janë bërë gjatë viteve të 90-ta.

Selimi ka thënë se aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale është e përpiluar pa fakte dhe argumente, transmeton Telegrafi.

“Ka dy vite e gjysmë që jam njoftuar për ngritjen e aktakuzave, të cilën nuk e prisja. Natyrisht tani ja ku jemi, e konsiderojmë si të përpiluar pa fakte dhe argumente, prandaj sërish deklarohem se nuk kam të bëjë asgjë me krimet e pretenduara në aktakuzë.

Në vitet e 90-ta, isha student, si kudo në Kosovë edhe në Universitet u ushtrua dhunë, më kujtohet kur na dëbuan nga konviktet, më 16 mars 1999 shihje forcat serbe që nuk linin studentët askund në fakultete, shqiptarët u larguan nga puna e kudo tjetër. U mbyllë televizioni shqiptar, dhuna përshkallëzohej”, u shpreh ai.

Tutje ai ka thënë se “si sot më kujtohet kur shokun tim e morën për ushtar, ndërsa e kthyen në arkivol”.

Selimi ka rrëfyer se serbët kanë helmuar shumë qytetarë.

“Ose të prisja të helmoheshe, e të arrestohesha, ose të largohesha nga Kosova. Unë zgjodha rrugën e drejtë, u bashkova me familjen Jashari, lash studimet dhe u bëra pjesë e UÇK. Ne luftën nuk do ta zgjidhnim kurrë por ishte domosdoshmëri.”, tha ai. /Telegrafi/

Etiketa: ,
Të fundit