Sëmundja e gjedheve arrin edhe në Kosovë


E shtunë, 25 Qershor 2016

asdasfzxvc

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës njofton për shfaqjen e sëmundjes Gungore të Lëkurës te gjedheve edhe në Kosovë.

Sipas kësaj agjencie, është konfirmuar rasti i parë i kësaj sëmundje në fshatin Zhujë të Kamenicës.

Kjo sëmundje e cila ndryshe quhet “Lumpy Skin Disease, është konfirmuar me anë të analizave të bëra në Institutin Kombëtar për Kërkime Veterniare Diagnostike në Sofie të Bullgarisë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është duke ndërmarrë të gjitha masat konform legjislacionit në fuqi për parandalimin e përhapjes së sëmundjes edhe në komunat e tjera.

Për zbatimin e këtyre masave janë informuar të gjitha komunat e Kosovës dhe Policia.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë siguron qytetarët se sëmundja Gungore e Lëkurës të Gjedheve, nuk paraqet rrezik për shëndetin publik.

Të fundit