Serbët në numër të vogël në ‘Elbasan Arena’


E hënë, 5 Tetor 2015

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, e ka konfirmuar se sa serbë do të jenë të pranishëm në stadium, për ndeshjen Shqipëri – Serbi.

Sipas të parit të FSHF-së, numri i serbëve në tribunat e ‘Elbasan Arenas’, do të jetë i vogël, madje më i vogël se ç’ishte i shqiptarëve në Beograd.

“Është një marrëveshje dypalëshe fikse me të njëjtat numra siç kemi qenë ne atje, madje më pak do të jenë edhe ata këtu. Ne nuk kemi vënë në dispozicion asnjë biletë më tepër se ç’na dhanë ata atje. Do jetë një numër i kufizuar i sponsorëve dhe delegatëve dhe kaq”, ka thënë Duka për Top Channel.

Shqipëria dhe Serbia e zhvillojnë ndeshjen kualifikuese për ‘EURO 2016’, të enjtën më 8 tetor.

Leave a Reply

Të fundit