E mërkurë, 7 Shtator 2022
WASHINGTON – Charles Kupchan, nga Këshilli amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, shpreh bindjen se Serbia, në fund, do ta njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por, mbetet të shihet se si dhe kur do të realizohet ky qëllim, thotë ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Marrë parasysh disponimin e publikut serb, i cili është kundër hyrjes së Serbisë në BE, nëse kusht për këtë është njohja e Kosovës, shtrohet pyetja se a mund të heqë dorë Serbia nga integrimet evropiane?
“Mendoj se ka pak mundësi për këtë“, përgjigjet Kupchan.
Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë “i aftë në balancim dhe uljen në dy karrige”.
Etiketa: Aktuale, Charles Kupchan, Kosova, Serbia