E mërkurë, 30 Tetor 2013
Prishtinë, 30 tetor – Kryenegociatori i Komisionit Evropian, Joost Korte, në Rubikon të KTV-së ka lënë të kuptohet se Serbia duhet ta heqë Kosovën nga kushtetuta e saj para anëtarësimit në BE.
Ndërsa duke folur për nisjen e negociatave për MSA-në, ai nuk ka qartësuar se nga kush nga ana e BE-së do të nënshkruhet kjo marrëveshje dhe a do të jetë kjo procedurë e njëjtë si me shtetet që e kanë nënshkruar deri më tash marrëveshjen. Megjithatë, ai ka thënë se negocimi i MSA-së me Kosovën nuk do të kishte qenë i mundur po të mos ndodhte edhe dialogu dhe zbatimi i marrëveshjes.
Etiketa: Joost Korte, Kosova, Serbia