Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Serbia e cytur nga Rusia kanos Kosovën

Prizren Post | 11:43 - 31.01.2017

Savash VELIU

Që prej rrënimit të ish jugosllavisë gjatë viteve ’90-të në rajon mbeten shumë probleme të pakalueshme duke u “ngrirë luftërat” me lloj lloj marrëveshje “pa u marrvesh”, si ajo e Dejtonit dhe ajo e Rambujes…

Duhet analizuar situatën e tashme në Kosovë, ngërçit politik në Maqedoni, githashtu rolin që kanë shqiptarët në rajon që është tepër tendencioze.
Arrestimi i Haradinajt në Francë, nuk është vetëm fryt i propagandës serbe, paaftësisë së qeverisë së Kosovës, por dhe qasja e dyfishtë, që ka Franca dhe e djathta ndaj Kosovës në këto momente kritike ballkanase.

Serbia me cytje të Rusisë vepron një lojë të rezikshëm ndaj Kosovës ku ajo bëri që në veri të qytetit të ndërtohet Muri e cila duhet të hiqet pa hamendje.

Kurse duke iu falënderuar protestave popullore e padëgjueshmërisë parlamentare, peticionit të 205.000 qytetarëve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Thaçi e Mustafa u deligjitimuan, kurse “Zajednica” vdiq. Tash Serbia po kërkon incidente për t’i paraqitur serbët në Kosovë si komunitet i rrezikuar që po detyrohet ta shpall mëvetësinë serbe në Kosovë, kundrejt pavarësisë së Kosovës. Pra, ta interpretojë “Zajednicën” për opinionin serb dhe atë ndërkombëtar si çështje të sigurisë elementare. Mbi të gjitha, nuk duhet ta harrojmë që Mitrovica është e ndarë për shkak të Trepçës dhe pasurive të saj. Qartazi, Serbia e do Trepçën në tryezë në Bruksel.
Çështë e rëndësishme, pas këtyre veprimeve Rusia i donoj Serbisë armatim bashkëhorë siç janë gjashtdhjetë mjete të blinduara (tanke T-72) dhe 6 aeroplan Mig-29, kjo dukshëm ndryshon baraspeshat në rajon. Serbia me Bjellorusinë është në negociata edhe për 12 avion tjerë Mig-29 dhe teknika tjera ushtarake me raketa së cilësisë së lartë S300. Me avionët rus që duhet të arrijnë në pranverë Serbia do të behet një nga vendet e ish republikave jugosllave ushtarakisht më e përgaditur në këtë regjion të dominoj. Nëse ndodh Kosova të ballafaqohet në konflikt direkt me serbin ajo pa ndihmën e NATO-s do të përgjaket keq. Rusia në bashkepunim me rrjetin spiunazh të serbisë do të shfrytezoj vakumin e hapur në juglindje të ballkanit në maksimum duke krijuar kaos politik shkaku indiferencës amerikane ndoshta me një konflikt të përgjakshëm për të dominuar larg kufijve atje.

Si duket Serbia është në një pozicion politik më të volitshëm përball shqiptarëve ngase ajo suksesshëm luan në tre fusha gjeopolitike. E para është mbajtja varur të BE-s duke i vardisur anës Ruse. E dyta është aspirata e depërtimit Rus në Ballkan që nëse ndodh këta dy faktor ta shtrëngojn atëherë hynë në opcion faktori afrimi pozicionit Turk e cila poashtu është për ndërhyrje në Ballkan. Kështu Serbia është më e favorizuar gjeopolitikisht në ballkan ball shqiptarisë së përçarë duke mbetur nën mëshirën e NATO-s dhe BE-s, të cilët u nguruan të gjykojnë ashpër tentativën e futjes së trenit ruso-serb në Veri të Mitrovicës duke shkelur sovranitetin e shtetit të Kosovës. Sot Perëndimi ndodhet para një sfide tjetër të luftës së ftohtë. Atëherë pyetemi se si do të reagojnë gjatë një konflikti të armatosur ndaj Kosovës e cila nuk ka Ushtri të rregullt por vetem forca për një luftë guerile e armatosur me disa auto-Toyota, mu sikur ISIS-i !!??

Mediumet percjellin se Erdogani gjate bisedes me kryeministren Britanike per këtë rastë të ketë thënë, “Turqia është në NATO, dhe Turqia ka prezencë ushtarake në Kosovë. Nëse është e nevojshme Turqia do të intervenoi përseri më më shumë ushtri, nëse gjendja atje tensionohet”!

Prandaj, planifikimet eventuale serbe për ndonjë aventurë të re ushtarake në Ballkan, mund të jenë të kobshme për Serbinë dhe mund ta reduktojnë shtetin në atë që njihej si Pashallëk i Beogradit. Në anën tjetër, për të ruajtur paqen stabilitetin e brendshëm politik si mbrojtja më e mirë e sovranitetit të Kosovës do të bëhet nëse përgatitemi si moralisht ashtu edhe kombëtarisht në aspektin patriotik duke i ruajtur miqësitë e hershme historike me Turqinë si një faktor i ri botëror dhe duke i njohur mirë (ar)miqët e ri që shtiren si të tillë,!!!

Këto janë bazat që ne të integrohemi në BE, NATO me SHBA dhe të kemi miqësi të përhershme krah Turqisë si mike përmes të cilave Kosova krijon mekanizma të nevojshëm frenues dhe mbrojtës ball armiqve të saj sllavo-grek.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Etiketa:
Arivisti Company