Serbia e emëron ‘Putinov’ një fshat në Medvegjë


E martë, 18 Korrik 2023

Serbia i ka ndërruar emrin fshatit Axhinci në Medvegjë, duke e emëruar “Putinovo”, për nder të presidentit rus, Vladimir Putin.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Institutit Hibrid, Agim Musliu, derisa ka thënë se kjo është dëshmi e presionit të shtetit serb ndaj shqiptarëve, në përpjekje për t’i larguar ata nga Serbia.

“A e dinit? Fshati në #Medvegjë, i quajtur #Putinovo për të nderuar #Putinin, shërben si presion për shqiptarët që të largohen nga #Serbia. Ky fshat në të kaluarën njihej si #Axhinci, duke iu referuar emrit shqiptar #Haxhi (ose #Adjija në versionin #serb)”, ka shkruar Musliu në Twitter./Botasot/

Të fundit