E hënë, 3 Shkurt 2014
BRUKSEL, 3 shkurt – Disa diplomatë të BE-së pranojnë se, me gjithë përshtypjen që mund të fitohet nga deklaratat publike për përparim, ka ende shumë ngecje në zbatimin e Marrëveshjes së arritur në dialog, sidomos rreth gjykatave.
Edhe për mandatin e misionin që do ta pasojë EULEX-in tash është e rëndësishme që të arrihet pajtim më 12 shkurt, për të ditur se si do të jetë përbërja e gjykatave në “rajonin e Mitrovicës”, shkruan “Koha Ditore”. Pala serbe ka pranuar se insiston që në veri të Mitrovicës të ketë gjykata, të cilat do të përfshinin vetëm komunat e veriut me shumicë serbe. Sipas tyre “kjo ka qenë edhe logjika e Marrëveshjes së prillit”.
Por qeveria e Kosovës e sheh ndryshe këtë marrëveshje.
Etiketa: gjykata, Kosova, Serbia, Veriu