E shtunë, 7 Dhjetor 2013
Bruksel, 7 dhjetor – “Po vazhdojnë konsultat ndërmjet vendeve anëtare”, citojnë medie serbe t’u ketë thënë një diplomat i lartë evropian që ka insistuar për anonimitet duke shtuar se pasiguria për dhënien e datës së fillimit të negociatave Serbi – BE do të vazhdojë deri më 17 dhjetor, ditën kur do të takohen shefat e jashtëm të vendeve të BE –së.
“Gjermania po insiston që para fillimit ë negociatave të zgjidhet çështja e jurisprudencës në veri të Kosovë”, citon Tanjug një zyrtar në seli të BE-së, Bruksel, duke shtuar se sipas Planit Aksional për zbatim të Marrëveshjes së Brukseli,t kjo gjë duhet të përfundojë deri në fund të vitit.
“Nëse Thaçi e Daçiq merren vesh për këtë temë ( jurisprudencë – çështja e Gjykatës themelore në Mitrovicë, vërejtje e Koha. net), e që do të takohen më 13 dhjetor, Gjermania praktikisht do të mbetet pa argumente për shtyrjen e mëtejme të fillimit të negociatave”, citon biseduesin kjo agjenci serbe.
Gjermania dhe Britania e Madhe ua kanë dërguar planin non-paper vendeve tjera anëtare të BE-së para dy muajsh sipas të cilit procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, pos në kapitullin 35, duhet të mbetet i lidhur drejtpërsëdrejti me kapitujt negociues ashtu që nëse ka ngecje në procesin e normalizimit, automatikisht të suspendohen negociatat.
Mediet serbe sot thonë se “non paper” gjermano -britanik gjatë debatit në Këshill ka pësuar ndryshime të konsiderueshme, e në tryezë aktualisht është një versioni kompromisit që e kanë bërë përfaqësues të Lituanisë, vendi që e kryeson Këshillin.
“Ky propozim është shumë më “i butë” dhe parasheh negociata të ndërlidhen me Kosovën vetëm për gjërat me rëndësi të veçantë” ka thënë diplomati i cili ka shtuar se shumica e formulimeve lituane janë vënë në kllapa të mesme.
BE e ka zakon që në kllapa të vërë pjesë dokumentesh për të cilat nuk është arritur pajtimi./koha/
Etiketa: Gjermania, Kosova, Serbia