Serbia mund të mos dojë që të angazhohet në dialog, dhe ka zgjedhur rrugë tjetër


E diel, 6 Nëntor 2022

PRISHTINË – Kryeminsitri Albin Kurti, të dielën ka thënë se Serbia mund të mos dojë që të angazhohen në dialog dhe ka zgjedhur rrugën tjetër.

Kjo, pas protestës e thirrur nga Lista Serbe – për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS – Republika e Kosovës.

“Ka mundësi që ata nuk dëshirojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe tash kanë zgjedhur këtë rrugën tjetër, por unë besoj që të dëgjueshmit e tyre, janë pakrahasimisht strukturat e ndryshme ilegale, se sa qytetarët e vendit tonë që janë me përkatësi etnike serbe”, tha ai.

Kurti shtoi se situata e sigurisë rrezikohet nga individë e grupe të ndryshme të krimininalizuara, por theksoi se ligjshmëria dhe kushtetueshmëria nuk mund të kompremetohen.

“Situata e sigurisë rrezikohet nga individë e grupe të ndryshme të krimininalizuara. Në këto 20 vjet dhe në këtë periudhë sa një vit e tetë muaj sa jemi në qeverisje kemi bërë avancim të madh në luftimin e krimit dhe korrupsionit….”.

“Republika e Kosovës është shtet demokratik dhe serioz, ligjshmëria dhe kushtetueshmëria nuk mund të kompremetohen, ato shkojnë bashkë në paqen dhe sigurinë dhe nuk do të ketë asnjë individ dhe asnjë grup më të fuqishëm se sa shteti ynë. Ne nuk i dallojmë kriminelët në bazë të përkatësisë etnike, por vetëm mbi bazën e veprave të tyre penale dhe sjelljeve të paligjshme që i bëjnë”, u shpreh kreu i Qeverisë, shkruan Telegrafi.

Kurti po ashtu ka folur edhe për periudhën që do të jetë në javët dhe muajt ne vijim rreth procesit të targave.

Etiketa: , , , , , ,
Të fundit