E martë, 13 Shtator 2016

Benjamin KRASNIQI
Politika e shtetit serb në tërë ekzistimin e tij, që nga themelimi e deri më sot është e mbështetur mbi projekte-programe dhe politika shoviniste, që kanë qëllim dhe synim spastrimin etnik, nga çdo element jo sllav, të tokave që gjenden rreth e rrotull saj, e në veçanti tokave shqiptare. Të paktë janë ata politikanë dhe njerëz me ndikim (akademikë, shkrimtarë etj.) në politikën dhe popullin serb, që nuk kanë hartuar ose nuk kanë pasur gisht, në hartimin e ndonjë plani që kishte qëllim zgjerimin e tokave serbe, në kurriz të tokave të shteteve fqinje të shtetit serb. Të gjitha këto projekt-programe kishin dhe kanë qëllim rilindjen e “Mbretërisë Serbe”.
Fatkeqësia më e madhe e popullit shqiptar në përgjithësi, e ajo e shqiptarëve të Kosovës në veçanti, është fqinjësia me shtetin serb. E keqja e kombit shqiptar nga ana e popullit serb nuk është vetëm e shekullit XIX – XX. E keqja i ka rrënjët më thellë, aty kur edhe sllavët zbarkuan në Ballkan. Serbët për të gjithë Ballkanin, respektivisht për popujt e Ballkanit kanë qenë një problem i madh. Prej çastit kur kanë zbarkuar në trojet e Ballkanit nga malet Karpate. Serbët gjithmonë kanë qenë burim problemesh. Të mësuar në male dhe jetën në mal, si duket e kanë pasur dhe ende e kanë problem përshtatjen me ambientin e ri. Si duket i vetmi vend ku ata mund të ndjehen komod dhe të përshtaten shumë mirë dhe pa asnjë problem, është mali. Malësorët e egër dhe të pagdhendur, e kanë problem përshtatjen me ambientin paqësor.
Serbët janë të ardhur në Ballkan, pra ardhacakë. Janë populli i cili më së paku ka të drejtë të ketë hise në këto toka. Këta kanë hise në Karpate, atje edhe ndjehen mirë dhe përshtaten për mrekulli. Nuk duhet harruar prejardhja! Të mohosh prej nga je dhe kush je, do të thotë të mohosh identitetin, respektivisht mbetesh pa identitet fare. Si duket ardhacakët mundohen të ikin nga origjina malore. Me qykë të zorit duan të bëhen banorë të rrafshit. Kthehuni atje nga keni ardhur! Do të jetoni ashtu si jeni mësuar, çlirojeni Ballkanin nga egërsia dhe prapambeturi e epokës së gurit, si duket në atë periudhë u është ndalur koha. Serbët si duket kanë harruar se bota ka ecur para, tani jemi në modernizëm o ardhacakë karpatesh.
Ambiciet e tyre të sëmura gjenocidiale dhe shoviniste, kanë qenë burim për shumë luftëra dhe shkatërrime në trojet ballkanike. Politika dhe kisha serbe kanë qenë burimi dhe ideatori i gjenocidit dhe shovinizmit serb. Dihet botërisht që shteti serb është themeluar mbi ideologjinë fetare ortodokse. Ndikimi i kishës në politikën gjakatare serbe është evident dhe i natyrshëm.
Planet shoviniste serbe fillojnë që në vitin 1844, vit kur del në shesh edhe plani i Ilija Garashaninit me titull “Naçertanija” ose “Projekti”, që kishte synim që principatën e vogël serbe ta shndërronte në një shtet të madh të sllavëve të Jugut, në të cilin do të përfshiheshin edhe të gjitha tokat shqiptare në veri të Shkumbinit, së bashku me Kosovën, të cilën filluan ta quanin “Serbia e vjetër”. Në fakt ky program më së paku është hartuar nga Ilija Garashanini, ky projekt është hartuar nga Adem Çartorijski (rus) dhe Franjo Zuh (çifut që jetonte në Çeki). Ky program kishte karakter shovinist, ky plan nuk e njihte ekzistencën e kombit shqiptar e të lëvizjes së tij kombëtare dhe si rrjedhojë, as të drejtën e tij për të krijuar shtetin shqiptar. Sipas tyre tokat shqiptare duhej të ndaheshin ndërmjet Greqisë dhe Serbisë. Në mbështetje të këtij plani, për ndarjen e tokave shqiptare, vije edhe një plan tjetër, tani i hartuar nga një tjetër shtet shovinist, ai grek. Një të tillë, po në vitin 1844 e kishte hartuar edhe kryeministri grek Jani Kolcki me titull “Ideja e madhe”, edhe ky plan synonte të krijonte një shtet të madh helenik në kurriz të tokave shqiptare.
Edhe në këtë rast, sikurse në raste të tjera dëshmohet se sllavët e Jugut me në krye serbët, janë të gatshëm të bashkëpunojnë me secilin që ka ambicie të njëjta sikurse ata. Në këtë rast Serbia dëshiron të bashkëpunojë me Greqinë për të arritur synimet e veta shoviniste. Të gjithë janë të gatshëm të bashkohen vetëm e vetëm që të copëtojnë tokat shqiptare.
Vënia në funksion e planit të Ilija Garashaninit u bë në vitet 1877-1878, periudhë nga e cila u bë spastrimi etnik i vendbanimeve shqiptare rreth Nishit, Prokuples, Leskocit, Vranjës, Kurshumlisë etj. Me akte torturuese anticivilizuese dhe antinjerëzore u bë spastrimi etnik i afër 640 fshatrave me rreth 160.000 shqiptarë. Ky spastrim u bë nën tytën e pushkës dhe torturave të pamëshirshme. Banorët e këtyre vendbanimeve u shpërngulën në Vilajetin e Kosovës, u bënë refugjatë në tokën e tyre. Qëllimi i kësaj ofensive shoviniste ishte spastrimi nga çdo element shqiptar. Të vetmen gjë që morën muhaxhirët ishin toponimet që i bënë mbiemra të tyre. Më anë të toponimeve ruajtën kujtimin dhe historinë e asaj toke shqiptare. Tani i vetmi element shqiptar në atë hapësirë, dikur shqiptare, janë varrezat stërgjyshore, të cilat sikur i bëjnë roje asaj toke. Me çdo të drejtë ajo tokë i takon vetëm shqiptarëve, e jo ardhacakëve nga Karpatet. Ideja për Serbinë e Madhe, në të vërtetë është e mbështetur mbi mendimin programor të themeluesit të gjuhës letrare e të letërsisë së re serbe, Vuk Karaxhiqit, me thënien e tij famëkeqe dhe të verbër: “ Ku jeton qoftë edhe një serb, atje është tokë serbe”!
Radha e planeve për spastrim etnik të tokave shqiptare vetëm sa fillon me “Naçertanijen”, ajo vazhdon me shumë e shumë plane të tjera, secila më djallëzore se tjetra. Çdo epokë edhe sistem politik që erdhi në Serbi kishte të njëjtin plan qeveritar, ndryshuan vetëm personat, por jo edhe idetë dhe qëllimet. Përmbajtja ishte dhe mbetet e njëjtë sikurse ajo e shek. XIX, kanë ndryshuar vetëm njerëzit. Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”, kjo është fraza që i shkon më së miri kësaj politike shoviniste të ardhacakëve të Karpateve.
Projektet tjera me të njëjtin qëllim, spastrimin e tokave shqiptare nga shqiptarët janë të shumtë, ja disa prej tyre: projekti i parë i Vasa Çubrilloviqit, projekti i Ivo Andriqit, projekti i Ivan Vukotiqit, projekti i Stevan Moleviqit, projekti i dytë i Vasa Çubrilloviqit, projekti i Dobrica Qosiqit. Secili nga këto projekte është më famëkeq se tjetri, secili ka vetëm dhe vetëm një qëllim, spastrimin e tokave shqiptare nga shqiptarët dhe kolonizimi i tyre me ardhacakë karpatesh. Të gjitha këto projekte u hartuan nga persona të ndryshëm dhe në epoka historike të ndryshme, por qëllimi dhe frymëzimi ishte dhe mbetet i njëjtë.
Këto projekte në secilën etapë historike u bënë programi i qeverisë serbe. Në shërbim të këtyre projekteve u vunë tërë kapacitetet shtetërore serbe. Personat që hartuan kotë projekte nuk i hartuan këto projekte kokë më vete, të gjitha ishin të porositura nga pushteti. Tri janë institucionet në të cilat organizohet trajtimi i çështjes shqiptare: Ministria e Punëve të Jashtme, Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve dhe Klubi Kulturor Serb. Kjo dëshmon që tërë elita intelektuale u vu në shërbim të këtyre projekteve shoviniste. Pjesëmarrës, në mbledhjet të cilat organizoheshin për të gjetur përgjigje për pyetje të cilat do të bënin sa më efikase këto projekte ishin: përfaqësues të elitës politike, historianë, etnografë, publicistë, shkrimtarë, klerikë fetar ortodoksë, ushtarakë, ekonomistë, sociologë etj. Një armatë e tërë në shërbim të projekteve shoviniste-fashiste. Sipas këtyre intelektualëve, që më së paku meritojnë të quhen të tillë, zgjidhja e çështjes shqiptare dhe spastrimi etnik i tokave shqiptare, do të ishte “vepër e pavdekshme”.
Vlerësohet, se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosur. Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Gjithashtu, mësohet për rrëmbimin e mbi 3 mijë shqiptarëve, ku pas luftës një pjesë e tyre u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi, ndërsa akoma nuk dihet për fatin e mbi 1600 të tjerëve. Sipas një përllogaritje, gjatë periudhës kohore mars 1998 – qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime Shqiptar, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare (xhami) etj. Në luftën e viteve 1998-1999 ishin dëbuar nga Kosova në drejtim të Shqipërisë, Maqedonisë, botës perëndimore etj. mbi 1 milion shqiptarë. Edhe kjo luftë ishte e bazuar mbi projektet e spastrimit etnik. Kasapi i Ballakanit (Millosheviqi) kishte gjetur kohën e duhur për të arritur qëllimet shekullore shoviniste të spastrimit etnik. Krimineli më i madh pas Luftës së Dytë Botërore ishte personi më i duhur për këtë qëllim. Nuk ishte vetëm ky kriminel, ky kishte përkrahjen edhe të kishës ortodokse (rikujtonin tubimin në Gazimestan në vitin 1989), prapa këtij krimineli ishte kisha ortodokse dhe priftërinjtë. Gjatë viteve ’90 në Kosovë, kisha ortodokse dhe priftërinjët sërbë ishin në shërbim të Arkanit. Kishat ortodokse ishin baza për fshehje të armëve. Priftërinjët ortodoks e shihnin Millosheviçin si persoin që do e realizonte planin e tyre djallëzor. Shteti jugosllav në shkatërrim e sipër, kishte vënë në dispozicion të kriminelit tërë arsenalin ushtarak. Jugosllavia me në krye kriminelin ishte në gjendje të përdorte çdo gjë, vetëm e vetëm për t’i arritur t’i përmbush qëllimet djallëzore të shtetit serbë.
Pas tërë këtyre viteve lufte dhe përballjeje me çdo lloj të krimit nga shteti serbë, ende shteti i Kosovës beson se një ditë mund të ketë paqe dhe fqinjësi me Serbin. Të mendosh një gjë të tillë, është njësoj sikur të besosh se një ditë të bukur, nga qielli do të bien para dhe ari. Është një iluzion dhe një ëndërr e atyre që kanë humbur ëndrrën e Bashkimit Kombëtar. Shkau mbetet shka, si në mal, si në tavolinë të bisedimeve. Besë me shkaun nuk ka asnjëherë, as nuk do të ketë asnjëherë. Ardhacakët nuk e mbajnë fjalën. Nuk mund të ketë besë me malësorë të pagdhendur dhe fashistë.
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.