Mustafa: S’është koha të rrëzohet Qeveria


E shtunë, 15 Shkurt 2014

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në emisionin “Debat” të RTK-së, ka deklaruar se nuk është koha ta rrëzohet Qeveria.

Mustafa, duke folur për zgjedhjet parlamentare, të cilat mendohet se do të mbahen më së largu deri në qershor të këtij viti, ka thënë se nëse në këtë kohë rrëzohet Qeveria, do të rrëzoheshin edhe zgjedhjet. Sipas tij, nuk është lavd nëse dikush ia arrin ta rrëzojë Qeverinë në këtë kohë. Siç tha ai, “lavd është nëse krijojmë kushte të domosdoshme që zgjedhjet të jenë të mira”. Mustafa ka thënë se me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka pasur bashkërendim rreth nismës së tyre për mocion votëbesimi ndaj Qeverisë. Lideri i LDK-së e ka përmendur edhe datën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se partia e tij vlerëson se zgjedhjet do të duhej të mbaheshin më 8 qershor./epokaere/

Etiketa: ,
Të fundit