E martë, 6 Janar 2015
Liverpool – Liverpool raportohet se tashmë ka një marrëveshje verbale me Xherdan Shaqirin pasi dy palët kishin arritur një marrëveshje qysh gjatë verës.
Redsat janë lidhur me një transferim të anësorit të Bayern Munichut për tashmë një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.
Kosovari me nënshtetësi zvicerane pritet të largohet nga Allianz Arena gjatë këtij muaji, me Interin po ashtu të interesuar për nënshkrimin e tij.
Por, sipas gazetës zvicerane Blick, mesfushori ka një marrëveshje me Liverpoolin të arritur gjatë verës, e cila do të mbetet e njëjta nëse Bayerni arrin marrëveshje me klubin anglez për shitjen e tij.
Megjithatë gazeta po ashtu raporton se Liverpooli nuk po gjen 10 milionë funtet e nevojshme pasi Brendan Rodgers harxhoi 117 milionë gjatë verës.
Kjo për shkak të rregullave të Fair Playt Financiar, e cila gjë tash e vendos Interin në pozitë të parë për nënshkrimin e tij.