E enjte, 8 Janar 2015
Interi raportohet se ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me Xherdan Shaqirin nga Bayern Munich për një shumë prej 15 milionë eurosh.
Shqiptaro-zvicerani pak më herët u raportua se kishte shmangur stërvitjet e mëngjesit për të qenë pjesë e negociatave, derisa tash thuhet se marrëveshja është arritur, transmeton Telegrafi.
Tuttomercatoweb raporton se marrëveshja është kompletuar dhe se Shaqiri do t’i bashkohet Interit fillimisht si huazim deri në fund të sezonit, kur do të aktivizohet klauzola e përfshirë në kontratë, prej 15 milionë eurosh.
Në anën tjetër, Gazzetta dello Sport raporton se Shaqiri ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2019 me Nerazzurrët dhe do të fitojë nga 2.75 deri në 3 milionë euro në sezon në varësi prej paraqitjeve të tij dhe sukseseve të klubit.
Shaqiri do të jetë përforcimi i dytë i Interit në afatin kalimtar të janarit, pas Lukas Podolskt që erdhi si huazim nga Arsenali.
Etiketa: Bayern Munich, Inter, Xherdan Shaqiri