E diel, 16 Dhjetor 2018
Liverpooli ka fituar derbin anglez ndaj Manchester Unitedit me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Ligës Premier.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Liverpoolit, por që të dyja skuadrat arritën të shënojnë nga një gol.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 24-të dhe ishte Sadio Mane, i cili kaloi Reds në epërsi 1-0 pas asistimit të Fabinhos.
Unitedi arriti të kthehet në lojë dhe barazoi rezultat 1-1 me anë të Jesse Lingard (33′), i cili shënoi pas një gabimi të portierit Alisson.
Shaqiri arriti të shënojë golin e epërsinë 2-1 në minutën e 73-të, ndërsa në minutën e 80-të shënoi një gol të bukur për 3-1 duke vulosur rezultatin përfundimtar.
Etiketa: Liverpool, Manchester United, Premier League, Xherdan Shaqiri