Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

SHBA, drejt shfuqizimit ligjet e Obamas

Prizren Post | 21:59 - 10.10.2017

Një tjetër hap të rëndësishëm drejt tërheqjes së plotë nga marrëveshja e Parisit për Klimën pritet të ndërmarrë administrata e presidentit amerikan Donald Trump.

Kreu i Agjencisë amerikane për Mbrojtjen e Ambientit, Scott Pruitt tha se shumë shpejt do të nënshkruante kërkesën për anulimin e të ashtuquajturit ‘Plani për energji të pastër’.

Bëhet fjalë për një ligj të miratuar nga administrata pararendëse e presidentit Barak Obama në vitin 2015.

Ligji parashikon reduktimin e përdorimit të qymyrit në impiantet e prodhimit të energjisë, për të reduktuar nivelit të çlirimit të gazit karbonik në 32% deri në vitin 2030.

Gjatë një fjalimi në Kentucky, Pruitt tha se ‘lufta ndaj qymyrit ka marrë fund. Planin e Obamas e konsideroi një mashtrim. Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e konsideron mashtrim, çështjen e ngrohjes globale. Gjatë fushatës elektorale të vitit 2016, Trump ka fajësuar këtë kauzë, si shkaktare të t’kurrjes së ekonomisë amerikane gjatë viteve të fundit dhe humbjen e mijëra vendeve të punës.

Në fund të muajit mars, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të anuluar një pjesë të mirë të politikave të paraardhësit për mbrojtjen e ambientit.


Etiketa:
Arivisti Company