SHBA, Galaxy Note 7 ndalohet në fluturimet brenda dhe jashtë vendit


E shtunë, 15 Tetor 2016

samsung

Washington – Departamenti amerikan i Transportit ka ndaluar futjen e celularëve Samsung Galaxy Note 7 për arsye sigurie, raporton Anadolu Agency.

Samsung më parë tërhoqi 2.5 milione telefona Note Galaxy 7 pasi disa dhjetëra nga këto pajisje morën flakë ose shpërthyen, si pasojë e defektit.

Në një deklaratë të Departamentit Amerikan theksohet se pronarët e telefonit të përmendur nuk mund të hyjnë në avion me telefonat në fjalë në fluturimet brenda vendit, si dhe ato jasht vendit, apo avionët që fluturojnë drejt SHBA-ve, pavarësisht nëse është fjala për çantë dore, bagazh ose diçka tjetër.

“Pajisjet e sipërpërmendura nuk mund të transportohen as me kargo”, theksohet në deklaratën në të cilën shtohet se vendimi, i cili vlen për të gjitha modelet e Samsung Galaxy 7 hyn në fuqi të shtunën.

Të fundit