SHBA-ja e identifikon llojin e raketës që e testoi sot Koreja Veriore


E diel, 21 Maj 2017

Ky ishte testimi më i fundit i raketave balistike i Veriut që është duke e përshpejtuar zhvillimin e programeve raketore dhe armëve bërthamore, transmeton Express.

Raketa u shkrep nga një zonë afër rajonit Puckang të Koresë Veriore, dhe fluturojë rreth 500 kilometra drejt lindjes, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Koresë Jugore. Ndërkohë, Komanda Amerikane e Paqësorit ka thënë se e ka gjurmuar raketën para se ajo të binte në deti.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë që kanë udhëtuar për në Arabinë Saudite me presidentin Donald Trump, kanë thënë se ky lloj rakete, që për herë të fundit u testuar muajin shkurt, ka një gamë më të shkurtër se raketat e testuara së fundmi nga Veriu.

E sipas një zyrtari të Shtabit të Përgjithshëm të Koresë Jugore, raketa u duk të ishte e ngjashme në gamë dhe apogje me raketën “midrange solid-fuel missile” që Veriu e testoi në shkurt. Sipas tij, raketa e testuar sot arriti një lartësi maksimale prej 560 kilometra.

Të fundit