E mërkurë, 15 Prill 2015
Washington – Shtëpia e Bardhë ka hequr Kubën nga lista e shteteve financuese të terrorizmit, një vendim ky që pason nisjen e përmirësimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.
Ky është konsideruar si thelbësor në përpjekjet e presidentit Barak Obama për të normalizuar marrëdhëniet me vendin komunist.
Me anë të një njoftimi për mediat, Shtëpia e Bardhë se Obama dorëzoi në Kongres dokumentacionin përkatës që sinjalizon heqjen e Kubës prej kësaj liste.
“Vendimi përfundimtar u mor pas një analize të hollësishme në Departamentin e Shtetit mbi ndikimet e këtij hapi”, thuhet në njoftim.
Kuba qëndronte prej vitesh në listën e shteteve financuese të terrorizmit. Më heqjen e saj, shtetet që mbeten në këtë listë janë Irani, Siria dhe Sudani.