E enjte, 23 Prill 2015
Washington – Ndryshe nga Gjermania, Austria dhe shumë shtete të tjera, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta njohin vrasjen e gati 1.5 milionë armenëve nga Perandoria Osmane si gjenocid.
Presidenti Barack Obama nuk do të përdorë termin “gjenocid” për të përkufizuar masakrat e ndodhura 100 vjet më parë në Jerevan, të cilat do të përkujtohen ditën e premte.
Sipas medieve amerikane, vendimi është njoftuar në një takim me komunitetin armene të ShBA-së.
Kujtojmë që në vitin 2008, Obama kishte deklaruar se si president do të kishte njohur gjenocidin armen dhe tërheqja e tij këtë herë duket se ka zhgënjyer aktivistët.
Nga ana tjetër, Gjermania ka thënë se masakra e armenëve nga Perandoria Otomane 100 vjet më parë ka qenë gjenocid dhe asgjë më shumë.
Këtë ia ka shprehur nëpërmjet një telefonate vetë kancelarja Merkel kryeministrit turk Ahmet Davutoglu.
Sipas gazetës gjermane “Die Ëelt”, Davutoglu i është ankuar Merkel për ndryshimin e qëndrimit nga qeveria e Berlinit.
Deri më sot Gjermania e kishte shmangur përkufizimin e masakrës së vitit 1915 si “genocid” për respektin ndaj Turqisë.