SHBA kërcënon Qeverinë Palestineze të Unitetit


E enjte, 24 Prill 2014

Washington, 24 prill – Shtetet e Bashkuara do të rishikojnë ndihmën ndaj palestinezëve në qoftë se Hamasi dhe Fatahu formojnë një qeveri të perbashket. Lajmin e bëri të ditur një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

“Çdo qeveri palestineze duhet të angazhohen për paqe dhe njohje të shtetit të Izraelit, dhe pranimin e marrëveshjeve të mëparshme dhe obligimeve ndërmjet palëve,” tha zyrtari, duke folur për Reuters në kushte anonimiteti.

“Në qoftë se një qeveri e re palestineze do të formohet, ne do të rivlerësojmë ndihmat ndaj SHBA-ve,” tha zyrtari.
Hamasi dhe presidenti Mahmoud Abbas njoftuan për një pakt uniteti të mërkurën, duke thelluar krizën në bisedimet e paqes mes SHBA-ve dhe Izraelit.

Ky veprim, vjen pas një sërë përpjekjesh të dështuara për tu pajtuar, pas shtatë viteve të grindjeve të brendshme. Pajtimi parashikon një qeveri të unitetit brenda pesë javëve dhe zgjedhjet kombëtare gjashtë muaj më vonë./zhurnal/

Etiketa: ,
Të fundit