SHBA nuk i vazhdon mandatin ambasadorit Arvizu


E premte, 21 Qershor 2013

Tiranë, 21 qershor – Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, pritet që të largohet nga Shqipëria në fund të muajit korrik, ose në fillim të muajit gusht, për shkak të mbarimit të mandatit të tij, njofton Tema.

Mësohet se tashmë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka mbërritur kërkesa për akreditimin e ambasadorit të ri të SHBA-së.

Në vend të Arvizusë është vendosur që të emërohet Donald Lu. Ky i fundit për momentin shërben si ambasador në Nju Dehli të Indisë.

Arvizu ka ardhur në Shqipëri në vitin 2010 në vend të Xhon Uidhers dhe pas tre vitesh detyrë, mandati i tij përfundon.

Të fundit