Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

SHBA për Ankara-në: SHBA, në mënyrën më të fortë dënon puçin e neveritshëm terrorist të 15 Korrikut

Prizren Post | 13:10 - 02.08.2016

Sokol BRAHAJ
Gazetar

Shefi i Shtabit të USA/SHBA’së Joseph DUNFORD vizitë zyrtare në Ankara

“JU KËRKOJME NDJESË PËR PRONONCİMET E PËRSHPEJTUARA TONAT E TË WHITE HOUSE-IT” fillon fjalinë e parë në kryeqytetin e Turqisë Shefi i Ushtrisë së SHBA’së Joseph DUNFORD.

Gjenerali Joseph DUNFORD për median nënvizon mesazhin se USA/SHBA në mënyrën me të fortë dënon grushtshtetin e neveritshem terroristë të 15 Korrikut.

Gjenerali Joseph DUNFORD shprehet që vizita ime në Ankara është për të treguar solidaritetin e shtetit tonë Amerikan, dhe se USA/SHBA është pranë AKPartise dhe popullit Turk. USA/SHBA dhe autoritetet Amerikane kanë qënë dhe do të jenë mbështetes të sistemin demokratik në Turqi. Turqia si shtet i forte he demokratik, me 15 Korrik e ka vertetetuar se demokracia e Turqise ka ecë shumë përpara dhe është në rrugën e duhur, kjo falë vullnetit te popullit demokracidashës të saj. Gjenerali Joseph DUNFORD duke nenvizon; që të gjitha autoritetet Amerikane do të vazhdojnë te avancojnë bashkëpunimin në çdo fushë të marrdhënieve tona aleata, edhe ne si Forcat Ushtarake te Amerikës do të vazhdojmë marrdhëniet ushtarake me shtetin demokratik Turk, qeverinë dhe Presidentit Turk, perfunduar prononcim per media gjenarali Amerikan.

us ank3

Sipas informacioneve të sigurta mësohet se Shefi i Shtabit të SHBA’së Gjenerali Joseph DUNFORD gjatë vizitës që i bëri parlamentit së bashku me homogun Turk Hulusi AKAR, pasi ka parë pasojat e puçit i cili ka bombarduar parlamentin e Turqisë, ka thënë; Duhet ta nënvizojmë dhe ta shprehim me zë të lartë që tani kaluan dy jave nga trazirat terroriste të pafalshme të 15 Korrikut, ujti i turbulluar filloi të qartësohet dhe për këtë mbarë bota demokratike e kuptoi që duhet të jetë pranë shtetit demokrat të Turqisë, dhe nuk duhet te perkrahim më puçin e grushtshetit të disa ushtarakëve dhe njerëzve të drejtesisë terroriste në Turqi. Ne si Amerikë dënojme haptas aktin e puçit të 15 Korrikut, dhe shprehim haptas për botën demokratike, për mendjen dhe llogjikën e shëndoshë të njeriut dhe për mbarë opinionin ndërkombetare se ne, Amerika është pranë shtetit demokrat Turk, pranë institucioneve zyrtare të shtetit turk, prane qeverisë së AKPartisë dhe presidentit Turk aleatin tonë Rexhep Tajjip ERDOGAN.

us ank2

Ne, marredhenit që i kemi pas me Turqinë me 14 korrik, do ti kemi edhe sot e përgjithmonë. Ne si Forcat Ushtarake të USA/SHBA’së por edhe si White House do ti rregullojmë prononcimet e përshpejtuara se ka dy javë që keto proncimet e përshpejtuara tonat kanë lënduar marrëdheniet me partneritein strategjik tonë, në fakt tani e pamë vete që Turqia, si shtet, si President, si Qeveri dhe si popull kanë të drejtë me çka po bëjnë per demokratizim e ketij shteti të madh, i cili eshte aleati strategjik i pazëvendesueshem i joni.

us ank1

Për këtë sukses të arrituar përgëzojmë Shtetin Turk dhe aurtoritet e sajë, Amerika ka qënë është e do të jetë me Turqinë, Qeverinë e Akparitsë dhe Persidentin ERDOGAN…këto informacione të besueshme vertetohet nga burime të sigurta te Ankara’së, si pranë Shefit të Shtabit, po ashtu edhe pranë Kryeministrisë dhe burimet pranë Parlamentit Turk se ka thënë Gjenerali Amerikan Joseph DUNFORD në përfundim të viziten së parë si zyrtare i parë Amerikan, që viziton Turqinë pas ndërhyrjes për puç ushtarak të 15 Korrikut. 02/08/2016

Për Prizren Post
Gazetar Sokol BRAHAJ


Arivisti Company