Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

SHBA, protestë kundër dhunës policore ndaj personave me ngjyrë

Prizren Post | 12:13 - 06.08.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Chicago – Grupi i cili u mblodh para Departamentit Policor të Chicago-s në SHBA, ka protestuar kundër ndërhyrjeve të ashpra të forcave të sigurisë kundrejt personave me ngjyrë, raporton Anadolu Agency (AA).

Demonstruesit të cilët gjatë protestave mbanin parulla me mbishkrim “Stop për vrasjet e policisë”, reaguan ndaj ekipeve të cilët arritën në vendin e ngjarjes.

Ndërsa një grup i cili dëshironte të hyjë në një market në Bulevardin Jeffery, u bllokuan nga ana e policisë dhe sigurimit të ndërtesës.

Gjatë protestave të cilat kohë pas kohe kishin momente të tensionuara, u vërejt që një polic me një automjet hyri mes turmës dhe kishte nxjerrë dorën e tij nga dritarja e automjetit, duke e bërë grusht si protestuesit, i cili më pas u largua.

Në pamjet e kamerave të cilët gjenden tek punonjësit e policisë, më 28 korrik mund të vërehet se i riu me ngjyrë i cili ishte i dyshuar se po i largohej policisë me një automjet të vjedhur, pasi plagoset dhe i vendosen pranga vritet nga e ana e policisë, të cilët më pas ata festojnë për këtë.

Theksohet se kamera mbi policinë i cili vrau të riun me ngjyrë, 18 vjeçarin Paul O’Neal nuk ishte duke incizuar në atë moment. Familja e të riut të cilët i shikuan pamjet, ngjarjen e konsideruan si ‘vrasje’ dhe kërkuan që të dënohen përgjegjësit.


Arivisti Company