SHBA: Trump fiton në Miçigan dhe Misisipi, Klinton lë pas Sanders


E mërkurë, 9 Mars 2016

Kandidatja demokrate, Hillary Clinton, dhe ai republikan, Donald Trump, kanë fituar në zgjedhjet partiake presidenciale në shtetin Misisipi, ndërkohë që dje u votua edhe në tri shtete të tjera.


Mediat raportojne se Trump ka fituar në Miçigen, derisa demokrati Bernie Sanders, arriti fitore të ngushtë kundër Clinton, në këtë shtet, raporton Rel, ku mund të fitohen shumë delegatë për konventën kombëtare partiake në verë.

Megjithatë, ai mbetet prapa ish-sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, në numrin e deritashëm të delegatëve të fituar.

Rrjeti CNN ka raportuar se Clinton i ka 1, 234 delegatë, ndërsa Sanders i ka 567 delegatë.
Në pozitë udhëheqëse në garën presidenciale republikane vazhdon të mbetet Donald Trump. Votime ka pasur edhe në Havai dhe Ajdaho, ku po vazhdon numërimi i fletëvotimeve.

Etiketa: , , ,
Të fundit