Shefqet Krasniqi i hidhëruar me VV për shkak të Ezanit


E shtunë, 8 Shkurt 2014

Imami Shefqet Krasniqi gjatë një interviste ka paralajmëruar Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se ndoshta nuk do ta përkrah më këtë subjekt, për faktin se e kanë votuar ligjin për mbrojtje nga zhurma .

Me këtë ligj parashihet që kambanat e kishave, por edhe thirrjet për namaz të xhamive të nivelohen deri në atë masë që të mos pengojnë qytetarët.
Por votat e VV’së pro këtij ligji e kanë penguar Shefqetin.

“Për cudi Vetëvendosja e ka votu . Edhe kur jemi te Vetëvendosja unë jau çoj një selam, mos t’i prishum punët prapë, ne hale s’i kemi rregullu me ta, por e kemi fillu me ndryshu qëndrimin tone ndaj tyne sepse ata janë zbutë. Me votimin e tyre kundër ezanit në këtë rast ata na kanë tregu neve , na e kanë dhanë një isharet se ne duhet hale të kujtohemi mirë a me i përkrah apo jo…” ka thënë ai.

Etiketa: ,
Të fundit