Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Shefqet Krasniqi, sakrifica e parë politike e shtetit, për të ruajtur pushtetin e krimit

Prizren Post | 23:40 - 07.03.2017

Gen KELMENDI

Tema e demarkacionit u rikthye. Së shpejti do të hy përseri në votim në Kuvend. Kur pushteti është duke i humbur votat që ta kaloj demarkacionin, e aktualizoj sërish çështjen e imam Shefqet Krasniqit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, thuhet se Shefqet Krasniqi në vazhdimësi dhe me dashje ka shpërndarë mesazhe për publikun, përmes gjuhës së vrazhdë dhe interpretimit të ajeteve kuranore jashtë kontekstit kohor dhe frymës parimore islame!

Tani, ky paragraf e vendosë prokurorin e rastit në rolin e njohës të thellë të çështjeve fetare, sa që ai ka guximin të konstatoj se interpretimi i ajeteve nga imami Krasniqi kanë qenë jashtë kontestit kohor dhe nuk kanë qenë të frymës fetare e të Islamit burimor! Ky është tejkalim i kompetencave të vetë prokurorit. Fundja, nuk mund të presim profesionalizëm dhe vendim të drejtë nga institucionet e gjyqësisë kur janë të kapura nga pushtit i “Prontos”.

Po tentohet me çdo kusht t’a mbyllin mbrenda në burg njeriun i cili në protestat e vitit 2011 e mbushi sheshinë e Prishtinës me njerëz më shumë se që u tubuan me rastin e vdekjes së Ibrahim Rugovës. Ndonëse imami Krasniqi nuk ka pretendime të hyjë direkt në politikë, megjithatë, njerëzit e pushtetit e shohin atë si kërcënim serioz politik për shkak të autoritetit dhe ndikimit të tij të madh në shoqëri.

Dhe, ndër arsyet kryesore që tentohet ta mbyllin mbrenda me çdo kusht imamin Krasniqi, është për shkakun e dukshëm që ky pushtet kriminal nuk arriti ta luftoj terrorisminë, dhe pas dështimit të tentimit të vonshëm për ta luftuar atë, me ç’rast arrestoj padrejtësisht trembëdhjetë (13) imam më eminent të Kosovës, arrestime të cilat ishin tërsishtë politike dhe të urdhëruara politikisht, – për ta mbuluar gjithë këtë deshtim dhe për të mos dalur krejtësisht të paaftë, do të synohet që ta mbyllin mbrenda një nga figurat kyqe të këtyre arrestimeve politike, edhe nëse do të ju duhej ta akuzonin dhe ta mbanin mbrenda padrejtësishtë!

Ky pushtet që dështoj të zgjidhte një sër problematika tjera politike të vendit, që deshtoj në anëtarësimin e Kosovës në UNECO, që dështoj në Themelimin e Ushtrisë së Kosovës, që dështoj në zgjidhjen e problemeve në Veri të Mitrovicës, që deshtoj në arësim, ekonomi, korrupcion, etj, – tani kërkon të mbijetoj dhe të mbetë në pushtet përmes luftimit politik e fallc të terrorismit, duke arrestuar e burgosur padrejtësishtë figurat më eminente fetare.
Kur ky pushtet dhe kjo klasë kriminale e injorante politike të shkoj, Kosova do të frymoj lirshëm, do t’i ipet ngjyrim realist asajë që sot ne e quajmë liri!

HALIM MATOSHI U MBANË DERS IMAMËVE QË KËRKOJNË REFORMIMIN E ISLAMIT

Halil Matoshi po del të jetë më hoxhë se disa hoxhallarë të BIK-ut. Ai duke komentuar një pjesë të aktakuzës së prokuorit në rastin e imamit Shefqet Krasniqi, -prokurori i cili tha se interpretimi i ajeteve kuranore nga imami Krasniqi është bërë jashtë konstestit kohor-, në lidhje me këtë Matoshi tha se, Kurani vlenë si liber i shenjtë i fesë islame si fe universale dhe e mbikohëshme, e nëse ajetet kuranore mund të interpretoheshinë vetëm në kontekst kohor, atëherë Islami s’do të kishte nevojë fare sot për librinë e shenjtë!

E çfarë mund të themi kur, pikrisht këtë mentalitet të çoroditur i cili kërkon interpretimin e fesë në bazë të koherencës e jo burimeve dogmatike fetare (i cili kërkon praktikimin dhe përshtatjen e fesë në bazë të kohës në të cilën jetojmë), dhe i cili kërkon rishkrimin apo riinterpretimin e Kuranit, – (pikrisht këtë mentalitet) e përkrahin disa hoxhallarë eminent që janë edhe funksionar të lartë të Bashkësisë Islame të Kosovës!

A kam nevojë t’ju kujtoj rastin e Xhabir Hamitit dhe disa kolegëve të tij të BIK-ut dhe sindikatës cirkuze të BIK-ut?! Ju i dëgjoni çdo ditë ata se çfarë thonë!

Ju kujtohet kur në shtator të 2015-tës, kur në Meke ndodhi një tragjedi, kur një grup besimtarësh që po largoheshin nga vendi i shenjtë i Qabës u përplas me një tjetër grup që po lëvizte në drejtim të kundërt dhe me të tjerë që ishin vendosur në tenda aty pranë, duke lënë të vdekur 717 persona, Xhabir Hamiti kishte reaguar në rrjetin e tij social duke akuzuar hierarkin fetare të Arabisë Saduite, duke thënë se kjo tragjedi ishte si rezultat i mos-reformave në juridiksionin islam, që shteti i Arabisë Saudite po e mbanë peng jetën fetare të muslimanëve! Pra, edhe në këtë tragjedi të ndodhur, Hamiti nuk kursej së akuzuari shumicën dërmuese të muslimanëve të cilët i besojnë dhe pasojnë në mënyrë strikte traditën profetike, dhe të cilët nuk pranojnë pazarëllëqet e agjentave të huaja për “riformimin e Islamit”.

LAICITETI NUK BËNË TË SHKILET NGA FETARËT, NDËRSA NGA VETË LAIKËT BËNË!

Në aktakuzën e imamit Shefqet Krasniqi, prokurori i rastit ka cekur se imami Krasniqi ka predikuar dhe ka interpretuar ajetet e Kura’nit që nuk janë në kontestin kohor dhe në frymën e Islamit burimor! 
Të thuhet kjo në një aktakuzë nga një organ që përfaqëson një instancë të lartë të vetë shteti laik, është shkelje flagrante e laicizmit, i përcaktuar në nenin 8 të Kushtetutës së Kosovës, e cila përcakton se shteti i Kosovës dhe insitucionet e saja janë laike dhe neutrale në çështje të besimeve fetare.

Ky laicizëm, që ndonjëherë atakohet nga fetarët për t’i realizuar kërkesat e tyre universale, siç është e drejta për shkollim dhe arësimim, mbrohet aqë fuqishëm nga pseudo laikët sa që i luftojnë me agresivitet fetarët për t’a ruajtur të ashtuquajturen “laicitet”. Dhe ende komuniteti muslimanë në Kosovë vazhdon të jetë pre e këtyre luftimeve pseudointelektuale dhe vazhdon të jetë e shtypur dhe e sakatosur nga mos guximi për t’i kërkuar të drejtat e tyre se mos po shkelet ‘laiciteti’!

M’u këta që tumpetojnë aqë fuqishëm për ruajten e laicitetit të shtetit, janë ata që për festat kishtare prezentojn në kisha e sinagoga. Këta janë që figurën puro kishtare Shën Tereza e kanë vendosur në hollin e Kuvendit të Kosovës, ngase nuk ka rëndsi kur shkelet laiciteti në emër të vlera europiane! Rëndësi ka që muslimanët mos të guxojnë ta prekinë atë “vlerë”.

BIK-U QË BASHKPUNOJ ME PUSHTETIN PËR ELIMINIMIN POLITIK TË IMAMIT KRASNIQI

Autoriteti dhe fuqia e madhe e imam Krasniqit mund t’a kenë luhatur jopakë karrigën e pushtetarëve të Bashkësisë Islame, duke i’a pasur frikën rivalitetit të tij në poztitat e tyre. Kjo bërë që BIK-u të bashkpunoj me pushtetin qeverisës të Kosovës. 
Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila është e kapur apo ndikuar nga klani “Pronto”, i’u është drejtuar Bashkësisë Islame të Kosovës me shkresë zyrtare, duke kërkuar nga ta mendimin e tyre në lidhje me disa video-fajalime të imamit Krasniqi. BIK-u, kishte shfrytëzuar këtë rast. Ajo gjithë frustimin dhe frikën që kishte pasur ndaj imamit Krasniqi, e shprehu në përgjigjjen e shkresës zyrtare të Prokurisisë Speicale, të datës 18.7.2016, me NR.843/16, përmes së cilës shprehu distancimin e plotë nga fjalimet dhe qëndrimet e Shefqet Krasniqit. Dhe në një nga paragrafet e kësaj shkrese zyrtare të BIK-ut drejtuar Prokurorisë, është kjo: “Imami Krasnqi ka bërë interpretimin e ajeteve kuranore jashtë kontestit kohor dhe jashtë frymës parimore islame”!

Kjo përgjigje e japur nga BIK-u për zyrtarët e Prokuorisë Spicale, u konkretizua me një efekt. Kjo e fundit, Prokuroria, nxorri aktakuzë ndaj imamit Shefqet Krasniqi. Dhe gjejeni se çfarë! Pjesa që më shumti bie në sy në këtë aktakuzë të Prokurorisë së Shtetit është fjala e cila është marrur decitivisht nga shkresa zyrtare e lëshuar nga zyrtari i BIK-ut, në të cilën thuhet se Imami Krasnqi “ka bërë interpretimin e ajeteve kuranore jashtë kontestit kohor dhe jashtë frymës parimore islame”!

Pasi që kjo tradhëti e Bashkësisë Islame të Kosovës ndaj punëtorit të saj, imamit Krasniqi, doli në shesh, rrjetet sociale u stërmbushën me reagime kundër BIK-ut. Shqetësimet e qytetarëve ishin aqë të mëdha sa që gjithë hidhërimin dhe zemërimin e tyre për vendimin e aktamuzës së Shefqet Krasniqit, nuk e shprehen as ndaj pushtetit qeverisës, e as ndaj Prokurorisë së kapur nga pushteti, por ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës.

BIK-u, duke parë se i gjithë frustimi dhe revolta e qytetarëve (xhematlinjëve) ishte kthyer drejtë tyre, pas disa ditë heshtje u shfaqë në media, jo zyrtarisht, por pasi një medium kishte shkuar në zyren e tyre të marr prononcimin zyrtar të BIK-ut në lidhje me ngjarjet e fundit që ndërlidheshinë me imamin Shefqet Krasniqi.
Zëdhënësi i BIK-ut, Ahmet Sadriu, duke dashur t’a shfajsoj Bashkësinë Islame nga goditjet që kishte marru nga revola e qytetarëve, tha se, kur Prokuoria Speciale kishte kërkuar nga BIK-u mendimin zyrtar të saj në lidhje me disa video-ligjerata të imamit Krasniqi, Bashkësia Islame ka formuar një komision për të shqyrtuar lëndën e Prokurorisë së Shtetit, përkitazi me Shefqet Krasniqin, dhe nuk ka gjetur asnjë argument për të cilin ai po akuzohet. 
Më pas, Ahmet Sadiu, shtoj se, ajo shkresë e lëshuar nga Bashkësia Islame në lidhje me Shefqet Krasniqin e që është përhapur në media dhe në rrejtet sociale, nuk ka qenë e vetëmja, por ekziston edhe një tjetër e cila jap përgjigjen Prokurorisë së Shtetit se komisionin i formuar nga Bashkësia Islame në lidhje me shqyrtimin e lëndës së Shefqet Krasniqit, nuk ka gjetur asnjë argument për të cilin akuzohet ai. 
Pra, fjala e Ahmedt Sadiut “ajo shkresë nuk ka qenë e vetëmja, por eksiton edhe një tjetër..”, nuk e mohon faktin se zyra ligjore e Bashkësisë Islame e ka lëshuar zyrtarisht atë shkresë e cila ka qarkulluar në media dhe rrjetet sociale, në të cilën dëshmohet bashkpunimi i qartë i zyrtarëve të BIK-ut me Prokurorinë e Shtetit për dëmtimin dhe tradhëtinë ndaj imamit Shefqet Krasniqi.

Sidoqoftë, autoriteti i Bashkësisë Islame mbetet kredibil ngase është oragani i vetëm ligjorë e përfaqësues i komunitetit muslimanë në Kosovë, andaj si e tillë kërkohet që të respektohet, të ruhet, dhe të përkrahet, përdallim prej zërave që thërrisnin për revoltë ndaj saj, për protesta dhe mospagim të anëtarësisë ndaj saj. Shqetsimet tona janë vetëm ndaj disa individëve të caktuar, që janë në pozita të larëta, të cilët janë të kapur nga pushteti qeverisës i Kosovës, i njejti i cili ka kapur edhe institucionet tjera shtetrore.

SHTETI QË KAPI BIK-UN

Është e qartë se, pushteti përdori Bashkësinë Islame jo vetëm për ta arsyetuar përmes saj akuzimin e padrejtë të imamit Shefqet Krasniqi, por edhe për ta diskredituar atë (BIK-un) përballë vetë komunitetit të saj, për t’a dëmtuar autoritetin dhe imazhin e saj. Dhe kjo u arrit, ngase askush nuk fliste më për vendimin e padrejtë të Prokurorisë së Shtetit për aktakuzën e lëshuar ndaj imamit Krasniqi, e as nuk fliste askush për pushtetin që ka kapur institucionet e gjyqësisë, por e gjithë revolta e qytetarëve (dhe xhematlinjëve) ishte drejtuar ndaj Bashkësisë Islame, duke e akuzuar atë për tradhëti dhe paaftësi për t’a mbrujtur punëtorin e saj!

Kur Bashkësia Islame e pa këtë rëmujë, filloj të tërhiqej dhe të dalë në media duke thënë se shkresa zyrtare e BIK-ut drejtuar Prokurorisë së Shtetit për përgjigjje ndaj procesit të lëndës së imam Krasniqit, nuk ka qenë e vetëmja, por ajo përfundimtarja ka qenë se BIK-u nuk ka hasur asnjë shkelje të dispozitave fetare gjatë ligjerimeve nga imami Shefqet Krasniqi.

Por, BIK-u, pa e kuptuar fare, tani më kishte rënë pre e kapjes së pushtetit dhe kurthit të saj. Pushteti në mënyrë fare të thjeshtë kishte arritur ta fusë në konflikt institucionin më të madhë fetarë në vend, me vetë besimtarët e saj. Kishte mjaftuar një kërkesë e thjeshtë me shkrim nga Prokuroria e Shtetit, pas së cilës BIK-u i’u është përgjigjur nën presion, e që në fund me atë përgjigje-shkresë të BIK-ut shteti kishte bërë punën e vetë; e kishte shpërndar atë shkresë në media dhe në rrjetet sociale, nga ku kishte filluar më pas konflikti mes BIK-ut dhe qytetarëve (xhematlinjëve) të saj.

Ndonëse me ligj është e ndaluar qasja në lëndet e Prokurorisë kur ato janë ende në fazën e hetimeve, atëherë shtrohet pyetja: Si ndodhi që ajo shkresë e Bashkësisë Islame drejtuar Prokurorisë, doli në media?!
Nuk do shumë mend që pas gjithë kësaj qëndron pushteti, që synon t’a instrumentalizojë dhe politizojë fenë!

Autor: Gen KELMENDI

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Etiketa:
Arivisti Company