Shembet “Joni” në Vlorë, Berisha fton për ngritje kundër Ramës


E shtunë, 14 Dhjetor 2013

Vlorë, 14 dhjetor – Kompeksi “Jon” ne Vlorë është shembur në orën 14.00, duke u shpërthyer me eksploziv të llojit tritol. Pas vendosjes së sasisë së tritolit dhe marrjes së masave për bllokimin e qarkullimit, është realizuar shembja. Pas shpërthimit, një pjesë e mirë e godinës ka qëndruar e anuar pak nga deti, por jo e rënë plotësisht përtokë.

Më pas ka ndërhyrë një mjet i rëndë i INUK-ut, që duket se do të avancojë për shembjen totale te objektit, raporton gazeta Panorama.

Menjëherë pas këtij akti ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, duke akuzuar për këtë të ‘sëmurin psiqik’. Ai ka ftuar shqiptaret të ngrihen sa më parë kundër Edvin Ramës, “pasi shqiptaret nuk meritojnë për kryeministër një të sëmurë psikik”.

Përmes një deklarate për mediat, si reagim për ngjarjen, Berisha thekson se “Eksplozioni i sotëm në Vlorë nuk është vetëm eksplozion në psikikën e një të sëmuri të mjekuar më shumë se një dekadë si bipolare, por është eksplozion potencial në çdo vatër, në çdo shtëpi shqiptare të ndërtuar në përputhje me ligjet e shtetit”.

Etiketa:
Të fundit