Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Shënohet 71-vjetori i katastrofës bërthamore në Hiroshima

Prizren Post | 11:17 - 06.08.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Hiroshima – Mijëra njerëz janë mbledhur edhe sivjet në Hiroshimë për të shënuar 71-vjetorin e bombës së parë bërthamore në histori si pasojë e së cilës po atë ditë humbën jetën më shumë se 70.000 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Rreth orës 08:15 sipas kohës lokale, kur edhe ka rënë bomba bërthamore në këtë qytet japonez para 71 viteve, dhjetëra mijëra pjesëmarrës me një minutë heshtje dhe lëshimin e pëllumbave u shprehën nderime viktimave.

Katër muaj pas sulmit bilanci i të vrarëve ishte mbi 200.000. Nderimet, si edhe vitet e kaluara, u bënë në Parkun e Paqes në afërsi të vendit ku ishte qendra e sulmit. Në ceremoninë e përkujtimore për viktimat e kësaj katastrofe bërthamore ishte i pranishëm edhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Në ditën e sotme para 70 viteve avioni ushtarak amerikan në Hiroshimë hodhi bombën atomike “Little Boy”, ndërsa tre ditë më vonë forcat aleate kryen edhe sulmin e dytë të ngjashëm me bombë “Fat Man” në Nagasaki. Në momentin e shpërthimit në Hiroshimë u vranë 70.000 persona, ndërsa në katër muajt e ardhshëm nga pasojat e sulmit bërthamor humbën jetën afër 200.000 persona. Është e pamundur të vërtetohet bilanci i pasojave të rrezatimit gjatë viteve në vijim.


Arivisti Company