Shërbimi i inteligjencës ushtarake pjesë kryesore e FAK-ut


E diel, 16 Mars 2014

Strukturat inteligjente pritet të jenë “koka” e Forcave të Armatosura të Kosovës. Kjo forcë (FAK), e cila pritet të krijohet si rezultat i transformimit të FSK-së, në planprogram ka edhe themelimin e shërbimeve të brendshme inteligjente, të cilat llogariten si faktor bosht për funksionimin e një ushtrie në bazë të standardeve të NATO-s.

Derisa funksionalizimi i FAK-ut ka kaluar te procesi i ndryshimeve kushtetuese, themelues të saj konfirmojnë se po punohet shumë edhe në ngritjen e kapaciteteve inteligjente.

Shumë nga ushtritë në botë, pjesa më e madhe e tyre që janë në NATO, kanë njësi të veçantë për inteligjencë të njohur me emrin “G2”. Ky departament është pjesë e shtabeve të ushtrive, të njohur me emra G, S ose J ndërsa “G2” kryesisht përdoret për drejtoritë që merren me inteligjencë.

Lajmin se edhe FAK-u do ta ketë njësinë “G2” e ka konfirmuar për Tribunën, ministri i FSK-së Agim Çeku.

Ai ka thënë se edhe ministria që aktualisht drejton, ka departament për inteligjencë por sipas tij, ky sektor pritet të avancohet dukshëm kur forcat e reja të nisin operimin në Kosovë.

Sipas kreut të kësaj ministrie, çështja e grumbullimit të informacioneve për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë e trajtuar në mënyrë të veçantë. /Tribuna/

Etiketa:

Leave a Reply

Të fundit