E martë, 19 Qershor 2018
Prishtinë – Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka deklaruar se momentalisht Kosova nuk ka lider dhe kandidat më të denjë për kryeministër sesa zëvendëskryeministri aktual, Fatmir Limaj.
Këto komente Sherifi i bëri sonte në mbrëmje në Kuvendin Rinor të Nismës Socialdemokrate, me ç’rast edhe bëri të ditur se Fatmir Limaj do të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e radhës.
“Nisma Socialdemokrate, në mos në zgjedhjet e ardhshme, në zgjedhjet e tjera të radhës kandidat për kryeministër do të ketë z. Fatmir Limaj, sepse ne besojmë që lider më të mirë, më të drejtë dhe më të aftë për të qeverisur vendin”, deklaroi ai.
Etiketa: Aktuale, Bilall Sherifi, Fatmir Limaj, Nisma Socialdemokrate