E premte, 17 Shkurt 2023
PRIZREN – Sheshi “Shatërvan” në Prizren është epiqendra e festës së sotme të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Në kuadër të manifetimit, Shoqëritë Kulturo-Artistike sollën atmosferën festive me këngë e valle që pasqyrojnë të kaluarën e popullit tonë dhe sot shijon ëmbëlsinë e lirisë nga sakrifica e të parëve e të UÇK-së.”, tha kryetari i Prizrenit z. Totaj.
Ju njoftojmë se festa do të vazhdojë edhe në mbëmje dhe do të përmbyllet me Rok koncertin e grupeve prizrenase, duke filluar në orën 19:00.
Etiketa: 15 vjetori, Aktuale, festa e pavaresise, Kosova, Prizren