Shifra serioze, 1219 raste të reja me Coronavirus


E premte, 15 Korrik 2022

PRISHTINË – Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 3,283 teste të kryera nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike 1,219 persona kanë rezultuar pozitiv, me coronavirus.

MSH njofton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 257 persona, ndërkaq në total numri i rasteve aktive është 4,225.

Ministria e Shëndetësisë më tej njofton se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 267 persona, ndërsa në total numri i dozave të administruara është 1,832,226.

Etiketa: , , , ,
Të fundit