E enjte, 20 Qershor 2013
NASA ka publikuar fotografinë panoramike interaktive prej Marsit nga perspektiva e roverit Curiosity e cila në rezolucionin e plotë ka 1.3 miliard pixelë.
Bëhet fjalë për kompilimin që e bëjnë 900 fotografi që i ka bërë roveri derisa ka qenë i parkuar në rajonin e quajtur Rochnest gjatë tetorit dhe nëntorit të vitit 2012.
Të bëra bashkë, fotografitë lënë përshtypjne sikur personalisht jeni në Mars bashkë me roverin.
Rover Curiosity hyn në fazën e dytë të jetës së vet në Mars. Pasi që gjashtë muaj ishte i parkuar në një vend, ai së shpejti do të niset në rrugën e gjatë 10 kilometra deri te bjeshka Scharp që bën destinimin e parë të misionit.