Shikoni si e sulmuan protestuesit Policinë e Kosovës


E enjte, 6 Shkurt 2014

Protesta e sotme e studenteve të Universitetit të Prishtinës, për largimin e rektorit Ibrahim Gashi, fillimin e hetimeve rreth keqpërdorimeve në Universitet, përmirësimi i infrastrukturës në Qendrën e Studentëve dhe largimi i ndikimit të pushtetit në Universitet nëpërmjet heqjes së Këshillit Drejtues i ka shkaktuar shumë dëme Policisë së Kosovës.

Indeksonline ka mësuar se gjatë sulmit të protestuesve ndaj PK-së, të lënduar janë tetë pjestarë të Policisë, si pasojë e dhunës së përdorur nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përveç kësaj, nga fotot që do të shihni më poshtë, shihen edhe dëmtimet që këta aktiviistë u kanë bërë veturave të Policisë, duke shkruar me ngjyrë “GashiTrans”, duke “i mveshur” Policsë se gjoja kanë përkrahur rektorin Gashi.
Mirëpo, Policia e Kosovës, ka treguar në shumë raste që është vetëm në zbatim të ligjit, duke mos anuar asnjeherë politikisht, dhe që këta aktivistë mund të mos kenë qenë në dijeni se është pikërisht kjo Polici e cila ka evidentuar shumë parregullësi në Universitetin publik.

Megjithatë, Policia e Kosovës ka bërë me dije se i ka identifikuar këta persona, dhe si pasojë e kësaj dhune të tepruar ata do të ndëshkohen.

Etiketa: ,
Të fundit